BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, shkon në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Mbrëmë në Serbi dy pacientë të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke çuar numrin e përgjithshëm në 6 kurse sipas të dhënave të djeshme në vend numri i të infektuarve është rritur në 384

Bojana Stojanovic  | 26.03.2020 - Përdıtësım : 26.03.2020
Serbi, shkon në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Beograd

Dy pacientë të tjerë kanë vdekur mbrëmë në Serbi, të cilët ishin të prekur me koronavirusin e ri (Covid-19), njoftoi ueb faqja "Covid-19.rs", transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për një 80-vjeçar i cili ishte shtruar në spital në Klinikën për sëmundje infektive dhe tropikale në Qendrën Klinike të Serbisë.

Ai ka qenë në respirator ditët e kaluara ndërsa mjekët kanë bërë përpjekje maksimale për shërimin e tij. Ai vuante nga kardiomiopatia, hipertensioni, sëmundje pulmonare obstruktive kronike dhe diabet mellitus.

Pacientja tjetër ishte një grua 62-vjeçare e cila ishte shtruar në spital në Qendrën Klinike të Nishit. Ajo ishte në respirator dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të ekipeve mjekësore, të cilët bënë gjithçka për ta shpëtuar, por megjithatë, ajo humbi betejën me sëmundjen.

Ajo kishte trajtuar në mënyrë kronike hipertensionin arterial dhe diabetin si dhe artritin reumatoid.

Me këto dy raste, numri i vdekjeve nga koronavirui është rritur në 6 dhe sipas të dhënave të djeshme numri i të infektuarve është rritur në 384 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın