BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, regjistrohen 1.053 raste të reja dhe 5 të vdekur nga COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani gjithsej janë regjistruar 40.880 raste me koronavirus, ndërsa sot janë hospitalizuar 823 persona

Bojana Stojanovic  | 27.10.2020 - Përdıtësım : 27.10.2020
Serbi, regjistrohen 1.053 raste të reja dhe 5 të vdekur nga COVID-19

Beograd

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.053 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa 5 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani gjithsej janë regjistruar 40.880 raste me koronavirus, ndërsa sot janë hospitalizuar 823 persona.

Nga dje janë testuar 9.430 persona, ndërsa deri më tani në Serbi janë testuar 1.298.949 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 5 person, me çka numri i të vdekurve është rritur në 798. Në respiratorë gjenden 38 pacientë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın