BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, një i vdekur dhe 48 persona tjerë me COVID-19

Nga dje, janë testuar 4.024 persona, prej tyre 48 janë pozitiv ndaj koronavirusit

Bojana Stojanovic  | 04.06.2020 - Përdıtësım : 05.06.2020
Serbi, një i vdekur dhe 48 persona tjerë me COVID-19

Beograd

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit edhe një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit të ri(COVID-19), ndërsa janë sëmurë edhe 48 persona, me çka numri i të regjistruarve deri më sot është rritur në 11.571 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga dje, janë testuar 4.024 persona, prej tyre 48 janë pozitiv ndaj koronavirusit.

Në spital janë shtruar 470 pacientë, ndërsa 15 persona janë në respirator, që është një rritje e vogël në krahasim me ditët e mëparshme.

Në 24 orët e fundit, një person tjetër ka vdekur si rezultat i koronavirusit, që do të thotë se 246 persona kanë vdekur deri më tani.

Deri tani janë shëruar 6.910 persona, ndërsa janë testuar 261.266 qytetarë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın