BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, 65 të vdekur dhe 6.179 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 1.549, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 169.214

Andjelija Stojkovic  | 29.11.2020 - Përdıtësım : 29.11.2020
Serbi, 65 të vdekur dhe 6.179 raste të reja me COVID-19

Beograd

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 65 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 6.179 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 1.549, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 169.214.

Aktualisht janë hospitalizuar 7.256 persona, ndërsa 252 persona janë në respiratorë.

Nga dje, 15.508 persona janë testuar, duke e çuar në 1.760.489 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın