Serbi, 61 të vdekur dhe mbi 7 mijë raste të reja me COVID-19
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 1.484, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 163.035
Beograd
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 61 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 7.041 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 1.484, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 163.035.
Deri më tani gjithsej janë hospitalizuar 7.011 persona, ndërsa 254 persona janë në respiratorë.
Nga dje, 18.592 persona janë testuar, duke e çuar në 1.744.981 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.