Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, 35 të vdekur dhe 2.719 raste të reja me COVID-19

Në spitale aktualisht po trajtohen 6.174 pacientë, në mesin e të cilëve 219 në respiratorë

Bojana Stojanovic  | 22.04.2021 - Përdıtësım : 23.04.2021
Serbi, 35 të vdekur dhe 2.719 raste të reja me COVID-19

Beograd

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit (COVID-19) humbën jetën 35 persona, ndërsa u regjistruan 2.719 raste të tjera me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare, në spitale aktualisht po trajtohen 6.174 pacientë, në mesin e të cilëve 219 në respiratorë.

Nga dje, 14.544 persona janë testuar dhe 2.719 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Në të njëjtën periudhë, 35 persona humbën jetën, duke e çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në 6.130.

Gjithsej 673.520 raste me COVID-19 janë regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë nga gjithsej 3.741.146 persona të testuar për COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın