Serbi, 14 të vdekur dhe 2.809 raste të reja me COVID-19
Në Serbi deri më tani 1.433.055 persona kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 511.807 persona kanë pranuar edhe dozën e dytë

Beograd
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 14 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 2.809 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.443, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 459.259.
Aktualisht janë hospitalizuar 3.912 persona, ndërsa 162 persona janë në respiratorë.
Nga dje, 10.368 persona janë testuar, duke e çuar në 2.940.507 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.
Në Serbi deri më tani 1.433.055 persona kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 511.807 persona kanë pranuar edhe dozën e dytë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.