BALLKANI

Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam atje

"Liria ka emër. Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët", ka shkruar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetet sociale

Fatjon Cuka  | 14.09.2025 - Përdıtësım : 14.09.2025
Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam atje Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me protestën pranë Gjykatës Speciale në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar se "liria ka emër", transmeton Anadolu.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me pamje nga grumbullimi i qytetarëve që po i drejtoheshin vendit të protestës, me automjete të mbuluara me simbole kombëtare dhe të UÇK-së.

"Liria ka emër. Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët", ka shkruar Rama në reagimin e tij

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe nga diaspora kosovare janë bërë bashkë pranë Dhomave të Specializuara me seli në Hagë për të protestuar kundër kësaj gjykate në kohën kur aty po mbahen në paraburgim ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në protestën në të cilën morën pjesë edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, u bë thirrje "që të ndalen padrejtësitë në Hagë" kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që po mbahen në Hagë, si dhe luftëtarëve të tjerë.

Protesta është përkrahur edhe nga disa parti politike nga Kosova.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın