jeta, BALLKANI

Qielli i Athinës merr ngjyrë portokalli për shkak të pluhurit të shkretëtirës

Dukshmëria në qendër të qytetit dhe rajon u zvogëlua për shkak të pluhurit

Derya Gülnaz Özcan  | 24.04.2024 - Përdıtësım : 26.04.2024
Qielli i Athinës merr ngjyrë portokalli për shkak të pluhurit të shkretëtirës Foto: Costas Baltas/AA

Athinë

Qielli i kryeqytetit grek Athinës mori ngjyrë portokalli për shkak të pluhurit të shkretëtirës të bartur nga erërat nga Afrika, raporton Anadolu.

Shoqata greke e Pulmologjisë në një deklaratë paralajmëroi se grimcat e pluhurit të shkretëtirës në atmosferë janë të rrezikshme për personat me sëmundje të sistemit respirator.

Shoqata u kërkoi personave me probleme të frymëmarrjes dhe sëmundje të zemrës që të mos angazhohen në aktivitete në natyrë, të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të përdorin maska ​​​​jashtë, kurse personave me sëmundje kronike iu kërkua të kontaktojnë mjekët e tyre.

Dukshmëria në qendër të qytetit dhe rajon u zvogëlua për shkak të pluhurit të shkretëtirës.

Zyra Meteorologjike deklaroi se në Greqinë veriore dhe perëndimore priten reshje me baltë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.