BALLKANI

Presidentja Osmani takon presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

"Diskutuam për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit tonë në anëtare të asociuar - një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë euroatlantik", shkroi Osmani

Agim Sulaj  | 14.10.2025 - Përdıtësım : 14.10.2025
Presidentja Osmani takon presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Burimi: Zyra e Presidentes

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello, transmeton Anadolu.

Osmani pas takimit tha se fillimisht e ka falënderuar presidentin Perestrello për nominimin që ky i ka bërë Vjosa Osmani për Çmimin për "Gratë, Paqen dhe Sigurinë" si dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare për ndarjen e këtij vlerësimi.

Presidentja kosovare tha se ky vlerësim për të ishte vlerësim për gjithë gratë e Kosovës.

"Diskutuam për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit tonë në anëtare të asociuar - një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë euroatlantik", shkroi Osmani.

Ajo shtoi se ka rikonfirmuar se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi si pjesë e aspiratës së saj më të gjerë për anëtarësim në NATO, që mbetet njëkohësisht prioritet i politikës së jashtme dhe çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare.

Gjatë ditës së djeshme presidentja Osmani u nderua me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për "Gratë, Paqen dhe Sigurinë", një vlerësim që nderon lidershipin, kontributin dhe angazhimin e grave që kanë avancuar paqen, sigurinë dhe demokracinë në vendet e tyre dhe në mbarë botën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.