BALLKANI

Presidenti Erdoğan pret në takim në Istanbul kryetaren e Presidencës së BeH-së

Vizita e Cvijanoviqit në Türkiye vjen në një kohë krize të rëndë politike në Bosnjë e Hercegovinë

Mikail Bıyıklı  | 22.03.2025 - Përdıtësım : 24.03.2025
Presidenti Erdoğan pret në takim në Istanbul kryetaren e Presidencës së BeH-së Foto: Murat Cetinmuhurdar/AA

Istanbul

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim kryetaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq, raporton Anadolu.

Siç njofton presidenca turke, takimi i mbyllur për media u zhvillua në zyrën presidenciale në Dolmabahçe.

Vizita e Cvijanoviqit në Türkiye vjen në një kohë krize të rëndë politike në BeH dhe vetëm shtatë ditë pas vizitës në Istanbul të kolegut të saj, anëtarit të Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq.

Kriza politike në BeH pasoi pasi gjykata e vendit dënoi kreun e entitetit Republika Srpska të BeH-së, Millorad Dodik, me një vit burg dhe një ndalim prej gjashtë vjetësh nga mbatja e detyrës së kreut të Republikës Srpska për “mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në BeH”.

Prokuroria e BeH-së ka lëshuar urdhër-arrest për Dodikun, si dhe për kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviq dhe kryeparlamentarin Nenad Stevandiq.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.