BALLKANI

Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Sipas Policisë, deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Agim Sulaj  | 24.01.2026 - Përdıtësım : 24.01.2026
Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan Foto: Policia e Kosovës/FB

Prishtinë

Policia e Kosovës ka gjetur armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Komunën e Zveçanit, transmeton Anadolu.

Policia ka njoftuar se pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, në fshatin Joshevik, Komuna e Zveçanit, gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur ka gjetur dhe sekuestruar konkretisht një armë automatike AK-47, një pushkë gjysmautomatike dytytëshe, dhjetë karikatorë të zbrazët, gjashtë karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, 84 copë fishekë për pushkë automatike, 14 copë fishekë për pushkë gjysmautomatike, një rrip për fishekë, dy granata dore M50, si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın