Bota

Presidentja Osmani takoi homologun nga Singapori, Tharman Shanmugaratnam

Osmani i ka propozuar homologut të saj nga Singapori heqjen e plotë të vizave për gjithë qytetarët e Kosovës

Agim Sulaj  | 23.01.2026 - Përdıtësım : 23.01.2026
Presidentja Osmani takoi homologun nga Singapori, Tharman Shanmugaratnam Burimi: Zyra e Presidentes të Kosovës

Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim në Davos me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, transmeton Anadolu.

Zyra e Presidentes së Kosovës njoftoi se presidentja Osmani e dhe presidenti Shanmugaratnam kanë diskutuar marrëdhëniet ndërshtetërore mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe koordinimin në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Osmani i ka propozuar homologut të saj nga Singapori heqjen e plotë të vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës

“Pas liberalizimit të vizave për qytetarët tanë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, propozova që hapi i radhës të jetë liberalizimi i plotë i vizave për të gjithë qytetarët tanë, një hap që do të forconte edhe më tej bashkëpunimin mes dy shteteve dhe do të afronte më shumë popujt tanë”, tha Osmani pas takimit.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy presidentët kanë diskutuar edhe organizimin e forumit të përbashkët ekonomik, dhe rëndësinë e hapjes së kapitujve të ri të bashkëpunimit midis dy shteteve në fusha të shumta të interesit të dyanshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın