BALLKANI, Koronavirusi

Për herë të parë nga shtatori, asnjë viktimë e re nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

“Sot, për herë të parë që nga 2 shtatori 2020, nuk kemi regjistruar asnjë vdekje të vetme nga COVID-19. Virusi është larg mposhtjes, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi gjithnjë e më afër përfundimit të agonisë”

Ekip   | 13.06.2021
Për herë të parë nga shtatori, asnjë viktimë e re nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka raportuar tetë raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), dhe asnjë viktimë, për herë të parë që nga 2 shtatori i vitit të kaluar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të ministrisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 155.536, ndërsa numri i vdekjeve ka qëndruar në 5.471.

Po ashtu edhe numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 149.628, me nëntë pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 437.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 834.099 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.068 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

“Sot, për herë të parë që nga 2 shtatori 2020, nuk kemi regjistruar asnjë vdekje të vetme nga COVID-19. Virusi është larg mposhtjes, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi gjithnjë e më afër përfundimit të agonisë. Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë t'u përmbahemi masave dhe mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e viktimave është të vaksinohemi në masë”, tha Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj ditor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın