BALLKANI

Mucunski për sulmet amerikane ndaj Iranit: Ne i njohim përpjekjet e SHBA-së për të adresuar këtë kërcënim

Mucunksi ka theksuar se Maqedonia e Veriut “në këtë moment përcaktues” riafirmon kundërshtimin e saj të vendosur ndaj “përhapjes bërthamore që kërcënon paqen rajonale dhe stabilitetin global”

Abdulbesar Ademi  | 22.06.2025 - Përdıtësım : 22.06.2025
Mucunski për sulmet amerikane ndaj Iranit: Ne i njohim përpjekjet e SHBA-së për të adresuar këtë kërcënim Foto: AA/Arkiv

Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane ka mbështetur veprimet e SHBA-së, transmeton Anadolu.

Në platformën sociale X, Mucunksi ka theksuar se Maqedonia e Veriut “në këtë moment përcaktues” riafirmon kundërshtimin e saj të vendosur ndaj “përhapjes bërthamore që kërcënon paqen rajonale dhe stabilitetin global”.

“Ne i njohim përpjekjet e SHBA-së për të adresuar këtë kërcënim dhe për të mbështetur sigurinë globale”, shkroi Mucunski.

Ai po ashtu theksoi se paqja kërkon frenim dhe diplomati të mbështetur nga vendosmëria.

Herët në mëngjesin e të dielës, SHBA-ja ka hedhur bomba shkatërruese bunkerësh në objektin bërthamor Fordow në Iran dhe ka kryer dhjetëra sulme me raketa nga nëndetëset në dy lokacione të tjera, duke shënjestruar programin bërthamor të Iranit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.