Maqedonia e Veriut regjistron rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus, 870 në 24 orë
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 14 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 963

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar rekord të ri prej 870 rastesh të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 28.697, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 14 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 963.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 19.771, përfshirë 292 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 7.963.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.647 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 240.658.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.