BALLKANI, Koronavirusi

Maqedonia e Veriut raporton 88 raste të reja me COVID-19 dhe 3 vdekje

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 4.326, ndërsa numri i rasteve aktive 3.486

Abdulbesar Ademi  | 13.07.2020 - Përdıtësım : 14.07.2020
Maqedonia e Veriut raporton 88 raste të reja me COVID-19 dhe 3 vdekje

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 88 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 8.197 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 3 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 385. 

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 78.133 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 973 teste të kryera gjatë ditës së fundit. 

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 4.326, ndërsa numri i rasteve aktive 3.486.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.