BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, tre të vdekur dhe 10 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 5.481, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në 155.655

Dzihat Aliju  | 24.06.2021 - Përdıtësım : 25.06.2021
Maqedoni e Veriut, tre të vdekur dhe 10 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar tre viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), si dhe 10 raste të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 5.481, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në 155.655.

Së fundmi, 17 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër koronavirusit, duke e çuar në 149.933 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 241.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 863.994 teste tek personat e dyshuar për COVID-19, përfshirë 2.302 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın