BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, qeveria miraton kufizim të ri të lëvizjes gjatë fundjavave

"Me këto ndryshime, ndalimi i lëvizjes gjatë fundjavave, pra të shtunave dhe të dielave, do të fillojë në ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00", thuhet në një njoftim të qeverisë

Husamedin Gina   | 25.03.2020
Maqedoni e Veriut, qeveria miraton kufizim të ri të lëvizjes gjatë fundjavave

Shkup

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vendosur që ndalesa e lëvizjes gjatë fundjavave të fillojë nga ora 16:00 dhe të përfundojë në ora 05:00, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e kabinetit qeveritar, në seancën e 28-të, qeveria miratoi Procesverbalin e Takimit të Dhjetë të Shtabit Kryesor për Koordinimin e Krizave për të siguruar koordinim të plotë në lidhje me frenimin e koronavirusit të ri (COVID-19), të mbajtur më datë 25 mars.

Me propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe pas përfundimit të shtabit të krizave, qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin e ndalesës së lëvizjes në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut gjatë fundjavave.

"Me këto ndryshime, ndalimi i lëvizjes gjatë fundjavave, pra të shtunave dhe të dielave, do të fillojë në ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00. Të gjitha institucionet publike dhe ndërmarrjet private që punojnë gjatë fundjavave duhet të përshtaten me kufizimet e reja të lëvizjes dhe të përfundojnë procesin e punës deri në ora 15:00", thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në njoftim theksohet gjithashtu se të gjitha ndalimet dhe kufizimet e miratuara më parë mbeten në fuqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın