BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, numri i rasteve me COVID-19 shkon në 17.200

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 2 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 712

Dzihat Aliju  | 24.09.2020 - Përdıtësım : 25.09.2020
Maqedoni e Veriut, numri i rasteve me COVID-19 shkon në 17.200

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 152 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 17.200, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 2 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 712.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 126 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 14.312, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.176.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.630 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 181.034 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın