Maqedoni e Veriut, hapet kampi veror ndërkombëtar i skautëve
Kampi, në të cilin marrin pjesë 300 skautë nga Turqia, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, do të përfundojë më 26 qershor

Ohër
Në qytetin e Ohrit të Maqedonisë së Veriut, filloi me programin e hapjes "Kampi Veror Ndërkombëtar i Skautizmit" i cili këtë vit organizohet për të 17-ën herë, raporton Anadolu.
Në hapjen e kampit veror, të organizuar nga Federata Turke e Skautizmit dhe Klubi i Skautizmit Kalkan me seli në Maqedoninë e Veriut me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe qindra skautë nga Turqia dhe vendet e Ballkanit.
Gjatë programit, ku u kënduan himnet kombëtare të Turqisë dhe vendeve të Ballkanit, përfaqësuesit e grupeve të skautizmit u prezantuan dhe shprehën urimet e tyre për paqe dhe përfundimin e luftërave në botë.
Në fjalën e tij, presidenti i Federatës të Skautizmit të Turqisë, Hasan Dinçer Subaşı falënderoi prindërit që u besuan atyre dhe i dërguan fëmijët e tyre në kampin e skautizmit.
Ai shprehu gjithashtu dëshirën e tij që paqja të mbizotërojë në botë.
Nga ana tjetër, institucioneve dhe organizatave që morën pjesë dhe mbështetën Kampin e 17-të Ndërkombëtar Veror të Skautizmit, veçanërisht Agjencisë Anadolu (AA), iu dhanë pllaka nga Klubi i Skautizmit Kalkan.
Si pjesë e programit, Klubi Folklorik i Shoqatës "Yeni Hayat" me seli në Maqedoninë e Veriut prezantoi gjithashtu një shfaqje tradicionale të valleve popullore.
Kampi, në të cilin marrin pjesë 300 skautë nga Turqia, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, do të përfundojë më 26 qershor.