Maqedoni e Veriut, gjatë fundjavës regjistrohen 290 raste të reja nga COVID-19
Në raportin e Ministrisë nuk janë regjistruar viktima të reja nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi mbetet 9.327
Shkup
Maqedonia e Veriut në tri ditët e fundit ka regjistruar 290 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 250 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 314.501, prej të cilëve 304.239 janë shëruar.
Në raportin e Ministrisë nuk janë regjistruar viktima të reja nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi mbetet 9.327.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.084.385 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.695 teste të kryera brenda tri ditëve të fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 935.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.