Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, dje janë aplikuar rreth 13.000 vaksina kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat e vaksinimit në mbarë vendin, përfshirë edhe vaksinimi në terren

Furkan Abdula  | 04.08.2021 - Përdıtësım : 04.08.2021
Maqedoni e Veriut, dje janë aplikuar rreth 13.000 vaksina kundër COVID-19

Shkup

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se dje janë aplikuar rreth 13.000 vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat e vaksinimit në mbarë vendin, përfshirë edhe vaksinimi në terren.

"Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, deri dje janë vaksinuar gjithsej 519.106 qytetarë. Dje, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 3.909 qytetarë, ndërsa gjithsej u vaksinuan 12.939 qytetarë. Në vend gjithsej janë administruar 920.442 doza të vaksinës dhe 401.336 qytetarë janë rivaksinuar", njoftoi ministria.

Sipas shifrave të fundit, 64 për qind e popullsisë mbi moshën 70-vjeçare ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 62 për qind e popullsisë mbi moshën 65-vjeçare, 55 për qind e popullsisë mbi 60-vjeçare dhe 45 për qind e popullsisë mbi 50-vjeçare ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Në njoftim thuhet se, qytetarët vaksinohen pa termin në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin, ndërsa procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të përfshihen në vaksinimin masiv, duke theksuar se është mënyra e vetme për të pasur sukses në luftën kundër pandemisë COVID-19.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın