Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, dje janë aplikuar mbi 12 mijë vaksina kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi vazhdon pa probleme në të gjitha pikat e vendin ndërsa është duke u zhvilluar edhe vaksinimi në terren

Furkan Abdula  | 21.09.2021 - Përdıtësım : 21.09.2021
Maqedoni e Veriut, dje janë aplikuar mbi 12 mijë vaksina kundër COVID-19

Shkup

Në Maqedoninë e Veriu dje janë aplikuar mbi 12 mijë vaksina kundër koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi vazhdon pa probleme në të gjitha pikat e vendin ndërsa është duke u zhvilluar edhe vaksinimi në terren.

“Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, deri dje janë vaksinuar gjithsej 774.422 qytetarë. Doza e parë e vaksinës u mor dje nga 2.955 qytetarë ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 12.062 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 1.465.229 doza vaksinash ndërsa janë rivaksinuar 690.806 qytetarë", thuhet në deklaratë.

"Me shifrat e fundit, 55 për qind e popullsisë mbi 40 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 31 për qind e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës", thuhet në deklaratë.

Theksohet se qytetarët vaksinohen pa termin, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin.

“Fëmijët prej 12 deri në moshën 18 vjeçare vaksinohen me pëlqim të prindit. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë mënyra e vetme që të mposhtet pandemia. Vetëm me vaksinim të plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes, zvogëlohen gjasat për t’u sëmurë si dhe epilogu fatal nga e njëjta”, shtohet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın