BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 9 të vdekur dhe 143 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është rritur në 17.343, ndërsa i viktimave në 721

Abdula Berisha  | 25.09.2020 - Përdıtësım : 26.09.2020
Maqedoni e Veriut, 9 të vdekur dhe 143 raste të reja me COVID-19

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 143 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 17.343, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 9 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 721.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 110 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 14.422, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.200.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.504 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 182.538 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.