Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 83 raste të reja dhe 79 të shëruar nga COVID-19

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 535

Dzihat Aliju  | 17.05.2022 - Përdıtësım : 18.05.2022
Maqedoni e Veriut, 83 raste të reja dhe 79 të shëruar nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 83 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 79 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 310.942, prej të cilëve 301.114 janë shëruar.

Në raportin e Ministrisë janë regjistruar dy viktima nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi është 9.293.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.039.981 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.430 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 535.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın