BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 140 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.397 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 174.097 teste

Admir Fazlagikj   | 19.09.2020
Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 140 raste të reja me COVID-19

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 140 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 16.557, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 6 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 689.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 60 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 13.792, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.076.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.397 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 174.097 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın