Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 494 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 191.408, ndërsa ai i viktimave në 6.668

Ekip  | 30.09.2021 - Përdıtësım : 01.10.2021
Maqedoni e Veriut, 494 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 494 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 12 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 191.408, ndërsa ai i viktimave në 6.668

Vendi po ashtu ka regjistruar 474 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 172.653 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin testuar pozitiv ndaj virusit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.087.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.289.516 teste të dyshuar për COVID-19, përfshirë 3.425 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın