Maqedoni e Veriut, 490 raste të reja dhe 201 të shëruar nga COVID-19
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 198.646, prej të cilëve deri më tani 185.660 janë shëruar

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 490 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 201 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 198.646, prej të cilëve deri më tani 185.660 janë shëruar.
Vendi po ashtu regjistroi 11 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 7.012 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.974.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.354.533 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.073 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.