Maqedoni e Veriut, 46 të vdekur dhe 687 raste të reja me COVID-19
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 20.836

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 46 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe 687 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me vdekjet e fundit numri i viktimave ka arritur në 4.228 ndërsa numri i rasteve në 141.844.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 1.347 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 116.780.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 20.836.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.050 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë realizuar gjithsej 669.141 teste.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.