Maqedoni e Veriut, 436 raste dhe 7 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 201.292, prej të cilëve 187.695 janë shëruar

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 436 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe 321 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 201.292, prej të cilëve 187.695 janë shëruar.
Vendi po ashtu ka regjistruar 7 viktima të tjera, duke e çuar në 7.098 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.499.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.375.566 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.732 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.