BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 434 raste të reja dhe 19 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 214.213, ndërsa numri i viktimave 7.511

Ekip  | 26.11.2021 - Përdıtësım : 26.11.2021
Maqedoni e Veriut, 434 raste të reja dhe 19 viktima nga COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 434 raste të tjera dhe 19 viktima nga koronavirusit i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 214.213, ndërsa numri i viktimave 7.511.

Vendi po ashtu regjistroi 421 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavisurit, duke e çuar në 198.419 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.283.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.461.757 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.026 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.