BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 411 raste të reja dhe 271 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 199.057, prej të cilëve deri më tani 185.931 janë shëruar

Abdula Berisha  | 22.10.2021 - Përdıtësım : 22.10.2021
Maqedoni e Veriut, 411 raste të reja dhe 271 të shëruar nga COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 411 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 271 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 199.057, prej të cilëve deri më tani 185.931 janë shëruar.

Vendi po ashtu regjistroi 7 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 7.019 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.107.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.357.742 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.209 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın