BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 4 të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 4 persona humbën jetën si pasojë e COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 539

Admir Fazlagikj  | 15.08.2020 - Përdıtësım : 16.08.2020
Maqedoni e Veriut, 4 të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19

Shkup

Gjatë 24 orëve të fundit, 141 raste me koronavirusin e ri (COVID-19) janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 12.653, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 4 persona humbën jetën si pasojë e COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 539.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 93 pacientë të shëruar nga COVID-19. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar arrin në 9.123 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend në 2.991.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2.006 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë realizuar gjithsej 125.128 teste në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın