BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 39 të vdekur dhe 1.288 raste të reja me COVID-19

Numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut është rritur në 1.600

Ekip   | 25.11.2020
Maqedoni e Veriut, 39 të vdekur dhe 1.288 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.288 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 57.451, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 39 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.600.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 34.970, përfshirë 1.078 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 20.881

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.349 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 320.011.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın