Maqedoni e Veriut, 333 raste të reja dhe 311 të shëruar nga COVID-19
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 222.666, prej të cilëve 209.602 janë shëruar

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 333 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 311 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 222.666, prej të cilëve 209.602 janë shëruar.
Vendi po ashtu regjistroi gjashtë viktima të tjera nga COVID-19, duke e çuar në 7.879 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.565.599 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.511 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.185.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.