Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 33 viktima dhe 489 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 33 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 4.628 numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia

Ekip   | 23.04.2021
Maqedoni e Veriut, 33 viktima dhe 489 raste të reja me COVID-19 Foto: Husamedin Gina / AA

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 489 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuar me këtë virus në vend ka shkuar në 149.710, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 33 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 4.628 numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 905 pacientë fituan betejën kundër koronavirusit brenda ditës së fundit, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shëruar gjithsej 127.139 pacientë të prekur nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 17.943.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 703.569 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.841 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın