Maqedoni e Veriut, 326 raste dhe 17 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu ka shkuar në 6.594

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 326 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 189.887, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu ka shkuar në 6.594, me 17 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan 222 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 170.956.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.337.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.277.428 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.425 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.