Maqedoni e Veriut, 312 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 302.224, ndërsa numri i vdekjeve në 9.159

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë ditës së fundit ka regjistruar 328 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe katër viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 302.224, ndërsa numri i vdekjeve në 9.159.
Vendi po ashtu regjistroi 237 pacientë të tjerë të shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 291.144 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.928.498 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.535 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.921.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.