Maqedoni e Veriut, 305 raste të reja dhe 11 vdekje nga COVID-19
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 102.787, ndërsa numri i të vdekurve në 3.137

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 305 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 11 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 102.787, ndërsa numri i të vdekurve në 3.137.
Institucionet shëndetësore tregojnë se 167 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në gjithsej 91.233 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga koronavirusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 522.518 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.533 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.417.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.