BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 2 të vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19

Me këtë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.474, ndërsa numri i rasteve në 155.612

Ekip  | 18.06.2021 - Përdıtësım : 18.06.2021
Maqedoni e Veriut, 2 të vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19

Shkup

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2 viktima dhe 19 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.474, ndërsa numri i rasteve në 155.612.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 14 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.722.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 416.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.680 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 848.334 teste në vend.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.