Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 2 të vdekur dhe 3 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.477, ndërsa numri i rasteve në 155.627

Ekip   | 21.06.2021
Maqedoni e Veriut, 2 të vdekur dhe 3 raste të reja me COVID-19

Shkup

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2 viktima dhe 3 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.477, ndërsa numri i rasteve në 155.627.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 15 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.877.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 273.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.601 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 856.274 teste në vend.​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın