Maqedoni e Veriut, 176 raste të reja dhe 275 të shëruar nga COVID-19
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 533

Shkup
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 176 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 275 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 310.859, prej të cilëve 301.035 janë shëruar.
Në raportin e Ministrisë janë regjistruar dy viktima nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi është 9.291.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.038.551 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.674 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 533.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.