Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 17 raste të reja dhe 1 i vdekur nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 155.981, ndërsa numri i viktimave në 5.489

Ekip   | 22.07.2021
Maqedoni e Veriut, 17 raste të reja dhe 1 i vdekur nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 raste të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), si dhe vetëm një vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 155.981, ndërsa numri i viktimave në 5.489.

Institucionet shëndetësore kanë regjistruar shtatë pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 150.251 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 941.178 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.896 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 241.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın