BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 14 të vdekur dhe 404 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 14 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 897 numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia

Abdula Berisha  | 24.10.2020 - Përdıtësım : 25.10.2020
Maqedoni e Veriut, 14 të vdekur dhe 404 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 404 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve nga ky virus në vend ka shkuar në 26.394, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 14 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 897 numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia.

Po ashtu, ministria njoftoi se numri i pacientëve të shëruar është rritur në 18.430, pasi 182 pacientë të tjerë paraprakisht të prekur nga COVID-19 rezultuan negativ në testin për virusin.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së kaluar kryen 1.524 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer 233.137 teste.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 7.067.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.