Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 14 të vdekur dhe 135 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 298 pacientë ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 10.971

Bekim Buci   | 09.05.2021
Maqedoni e Veriut, 14 të vdekur dhe 135 raste të reja me COVID-19

Shkup

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 14 persona ndërsa janë regjistruar 135 raste të reja me virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këto shifra numri i viktimave arriti në 5.093 ndërsa numri i rasteve në 154.026.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 298 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 137.962.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 10.971.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.993 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 740.005 teste në vend.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın