Maqedoni e Veriut, 138 raste të reja dhe 7 të vdekur nga COVID-19
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në vend është rritur në 10.891, prej të cilëve 493 kanë vdekur dhe 6.698 janë shëruar

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 138 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 10.891 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 7 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 493.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 103.938 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.621 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.698, përfshirë 144 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.700.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.