Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 13 të vdekur dhe 112 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 154.636, ndërsa numri i vdekjeve në 5.197

Ekip  | 15.05.2021 - Përdıtësım : 16.05.2021
Maqedoni e Veriut, 13 të vdekur dhe 112 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 13 viktima dhe 112 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 154.636, ndërsa numri i vdekjeve në 5.197.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 2.179 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 145.606 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 753.923 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.196 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 3.833.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın