BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 109 raste të reja me COVID-19, 422 të shëruar dhe 1 i vdekur

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 8.087, prej të cilëve 422 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.327

Abdula Berisha  | 10.08.2020 - Përdıtësım : 11.08.2020
Maqedoni e Veriut, 109 raste të reja me COVID-19, 422 të shëruar dhe 1 i vdekur Foto: AA/Arhiv

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 109 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 11.942 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu është raportuar 1 rast i ri i vdekjes nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 528.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 8.087, prej të cilëve 422 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.327.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 115.590 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 762 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.