BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 10 të vdekur dhe 428 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se kanë humbur jetën 10 persona si pasojë e COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 834

Admir Fazlagikj  | 18.10.2020 - Përdıtësım : 19.10.2020
Maqedoni e Veriut, 10 të vdekur dhe 428 raste të reja me COVID-19

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 428 raste të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) me ç'rast numri i rasteve ka arritur në 23.628, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se kanë humbur jetën 10 persona si pasojë e COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 834.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 128 pacientë të tjerë të shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 17.239 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga ky virus në vend, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 5.555. 

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.853 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 221.011 teste.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın